spot_img

Avdi Zogaj i jep fund rrugëtimit si mësues pas dekadash në shërbim të dijes

spot_img

Nxënësit dhe kolegët në shkollë i dhanë sot lamtumirën e nderit një figure të jashtëzakonshme të arsimit, mësuesit Avdi Zogaj, i cili pas dekadash pune të përkushtuar, doli në pension.

Mësues Zogaj ishte më shumë se një edukator: ai ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës aktiv në një nga periudhat më të vështira për arsimin në vend. Edhe gjatë kohës së masave të dhunshme në Kosovë, ai nuk ndaloi së mësuari dhe së edukuar nxënësit, duke u bërë simbol i qëndresës, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun.

Gjatë karrierës së tij, ai ka dhënë mësim për gjenerata të tëra nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendjet e tyre. Me profesionalizëm, përulësi dhe urtësi, ai u bë shembull i vlerave të larta njerëzore dhe arsimore.

Me pensionimin e tij, mbyllet një kapitull i rëndësishëm në historinë e shkollës në Komoran, por trashëgimia e tij do të jetojë përmes kujtimeve, nxënësve dhe kolegëve që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Faleminderit për gjithçka, profesor Avdi Zogaj. Ju urojmë shëndet, paqe dhe lumturi në vitet që vijnë!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA