Me rastin e festës së Kurban Bajramit, KBI në Drenas, përmes Departamentit të të Rinjve në krye me Udhëheqësin e Departamentit Gazmend Mehmeti, organizoi gjatë ditës së djeshme një turnir në futboll të vogël.
Turniri mblodhi disa ekipe dhe shumë lojtarë, duke sjellë atmosferë sportive, argëtim dhe frymë bashkëpunimi mes të rinjve. Në finalen e turnirit u përballën ekipi i Xhamisë “Mulla Jakup Hajrizi ” nga Zabeli i ulët dhe Xhamia e Arllatit, ku fituese doli ekipi i Xhamisë “Mulla Jakup Hajrizi” nga Zabeli i ulēt.
Çmimi i lojtarit më të mirë iu nda Gentian Foniqit, ndërsa portieri më i mirë u shpall Trim Makolli.
Organizatori i turnirit, Udhëheqësi i Departamentit të Rinisë Gazmend Mehmeti, falënderoi të gjitha ekipet pjesëmarrëse, lojtarët dhe tifozët për pjesëmarrjen dhe atmosferën e krijuar, duke theksuar se në të ardhmen do të ketë organizime edhe më të mëdha dhe më të mira.
Datë: 28.05.2026





