Kandidati për deputet nga AAK, Artan Nimani, shprehu ndjenjën e thellë të përgjegjësisë dhe krenarisë për prejardhjen dhe historinë e familjes së tij, e cila ka dhënë sakrifica të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai theksoi se është stërnipi i luftëtarëve të Grykës së Kaçanikut dhe Plavë-Gucisë, si dhe nipi i Fazli Metës, intelektual dhe luftëtar i pathyeshëm.
Nimani gjithashtu nënvizoi se po të ishte gjallë, Komandant Fadil Nimani do të ishte sot në krah të këtyre liderëve të AAK-së, duke mbështetur kandidaturën e tij.
Nimani u shpreh se Kosova ka 137 arsye për të thënë JO qeverisë aktuale dhe për të mbështetur koalicionin e vlerave që po e udhëheq Ramush Haradinaj.
Ai e mbylli fjalimin duke ftuar qytetarët të votojnë për të më 9 shkurt.
Shkrimi i plotë: