Gjatë ditës së djeshme u raportua për një aksident trafiku ku një person humbi jetën, aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në Kopiliq të Poshtëm të Skenderajt.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar.
“Fsh. Kopiliq i Poshtëm , Skenderaj 04.12.2024- 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes, me veturën e tij e ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse .Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar qe trupi i viktimës te dërgohet për autopsi ndërsa i dyshuari te dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.