spot_img

Arrestohet një person në Skenderaj për dhunë në familje, rezulton pozitiv në testin e alkoolit

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 27 tetor ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje në qytetin e Skenderajt.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një anëtareje të familjes së tij. Pas intervenimit të njësive policore, ai iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA