Një person është arrestuar në Poklek të Drenasit pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12 e 30.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Rasti po hetohet nga njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Drenas.




