Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Krajkovë të Drenasit, pasi i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale një armë zjarri.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 18 tetor 2025, ndërsa arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar është kryer më 21 tetor 2025.
Gjatë kontrollit, njësiti policor ka konfiskuar një pistoletë dhe lejen e mbajtjes që posedonte i dyshuari.
Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin e rastit, personi është liruar në procedurë të rregullt.
- Advertisement -





