spot_img

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se e sulmoi me thikë një tjetër

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, i dyshuar për lëndim të rëndë trupor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 8 mars 2026 rreth orës 20:23. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) një tjetër mashkull kosovar.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA