spot_img

Arrestohet në Komoran personi në kërkim me urdhër të Gjykatës së Drenasit

spot_img
spot_img
spot_img

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundmi, Njësitë policore kanë ekzekutuar një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Drenas, duke arrestuar një person që ishte në kërkim prej disa javësh.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se njësia për Zbatimin e Urdhëresave ka arrestuar H.Z, rreth 33-vjeçar, në Komoran – Drenas.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku është bërë dorëzimi i tij për procedura të mëtejme ligjore.

Rasti është trajtuar nga njësia për zbatim të urdhëresave gjyqësore, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA