Kryetari i Komunës së Mitrovicës veri, Milan Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nemanja Bishevac, janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për prishje të rendit dhe qetësisë publike si edhe vandalizëm.
Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa rasti po trajtohet si “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “vandalizëm”, tha Elshani.




