spot_img

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së në Prizren

spot_img

Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet për vjedhje bë shtëpinë e zyrtarit të AKI-së në Prizren.

Lajmin për Gazeta10 ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Pas disa veprimeve operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, për të cilin dyshohet se dje ka shtëpinë e një zyrtari në Prizren, ka vjedhur armën zyrtare dhe disa dokumente personale.”, ka thënë Bytyçi.

Ai tha se i dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar veprën, pas intervistimit me vendim prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjetur ndërsa arma ende është duke u kërkuar nga hetuesit.”, tha ai.

Lexo edhe:  E rëndë: Në Drenas e mitura drogohet dhe dyshohet se u abuzua seksualisht nga një burrë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x