spot_img

Arrestohet i dyshuari për kanosje me armë – sekuestrohet arma

spot_img
spot_img
spot_img

Zyrtarët e stacionit policor në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 11:00, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, me ç’ rast policia ndaloi të dyshuarin;

• ​A. G, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si të dyshuar të implikuar në rast.

Ndërlidhur me rastin policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar edhe;

• Një revole të tipit ATAK, të kalibrit 9 mm, si dhe
• Gjashtëmbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 9 mm.

Ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Kanosja” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe i njëjti është proceduar më tej.

 

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA