spot_img

Arbër Hoxha nga Drenasi diplomon në Master të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Bazelit

spot_img
spot_img
spot_img

Arbër Hoxha ka diplomuar në nivelin Master of Dental Medicine (M Dent Med) në Universitetin e Bazelit, duke përmbyllur kështu një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tij akademik.

Në njoftimin e tij, Hoxha theksoi se ky sukses është rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit të vazhdueshëm, ndërsa falënderoi familjen për mbështetjen e pakursyer.

“Kjo arritje është rezultat i punës së palodhur, durimit dhe përkushtimit, të cilat janë mbështetur fuqishëm nga dashuria dhe përkrahja e atyre që më qëndruan pranë”, deklaroi ai.

Hoxha shprehu mirënjohje të veçantë ndaj prindërve për edukimin dhe vlerat e dhëna, bashkëshortes për mbështetjen dhe durimin e saj, si dhe ndaj fëmijëve, Doa dhe Tiani, të cilët e kanë frymëzuar gjatë gjithë procesit.

Sipas tij, ky sukses nuk i përket vetëm atij, por të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA