spot_img

Arbër Halilaj: 𝗗𝗿𝗲𝗻𝗮𝘀𝗶 – “𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗸𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻𝗲” 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗮𝗽𝗲𝗿𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗻𝗰ë 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺𝗲

spot_img
spot_img
spot_img

Slogani i vjetër “Komuna kampione” që përdor Partia Demokratike e Kosovës për ta paraqitur qeverisjen e saj në Drenas si histori suksesi, bie poshtë sapo të ballafaqohesh me realitetin e qytetit. Premtimet e parealizuara, mungesa e ujit, infrastruktura e lënë përgjysmë dhe strategjia e bazuar vetëm në emocione e nostalgji për të kaluarën, e nxjerrin Drenasin më shumë si simbol të ngecjes sesa të zhvillimit. Në vend të vizionit për të ardhmen, qytetarëve po u ofrohen fjalë të konsumuara dhe një fushatë pa program konkret, një fyerje e hapur për sovranin.

Postimi i plotë nga Arbër Halilaj:

𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗔 𝗞𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗘 …… 𝗣Ë𝗥 𝗩𝗔𝗥𝗙Ë𝗥𝗜.
𝗡𝗔𝗦𝗛𝗧Ë, 𝗦𝗘 𝗠𝗔 𝗠𝗜𝗥Ë 𝗣Ë𝗥 𝗗𝗥𝗘𝗡𝗔𝗦𝗜𝗡 !

Sllogani “Komuna kampione” si aludim në qeverisjen e PDK në dekadën e kaluar në Drenas, duke e paraqitur si performancë të suksesshme, bie poshtë sapo të dalësh në terren! Uuuuuu, nime, a po keni ujë ?! Kur mungon uji dhe nuk dini çka të bëni, dilni shëtisni në sheshin më të bukur në Kosovë dhe….. së paku kalon nervoza. / “Shpresa vdes e fundit prandaj falim se shpresojme”-(Migjeni).

Nëse nisemi nga premtimet e dhëna, që janë një lloj kontrate me votuesin në këmbim të votës, në fakt del se nuk janë realizuar gjysma e atyre premtimeve (foto 1). Edhe tani që jemi në fushatë, në asnjë rast nuk prezentohet ndonjë program në të cilin bazohet vizioni zhvillimor i një 4-vjeçari, por “me duar në xhepa” kërkohet mandati nga votuesit, dhe këtë e bën çdoherë secili kandidat i partisë në pushtet. Kjo është e pakta një fyerje që i bëhet qytetarëve të Drenasit! I vetmi “program” tashmë i bastarduar, është thirrja në sentimentin e votuesve për luftën e UÇK-së, lidhjen e njerëzve të luftës me PDK si parti, thuajse jemi duke votuar më 1998.

Kërkimi i mandatit të ri në këtë mënyrë është strategji politike që synon mobilizimin emocional të votuesve dhe mund të duket e suksesshme në afat të shkurtër. Por, mungesa e rezultateve konkrete dhe ballafaqimi me realitetin e zymtë të Drenasit, përputhet me thënien “katundi që shihet, kallauz nuk don”. Një parti me shumë probleme të brendshme, edhe pas një periudhe 26 vjeçare të (keq)qeverisjes, e cila nuk e ka zhvilluar dhe nuk e ka nxjerr Drenasin nga grupi i komunave më të pazhvilluara të Kosovës (shih foto nr. 2) , kërkon ta kalojë klasën politike sikurse ai ngelësi me 12 njësha që thotë “falmi notat” !

Pra, floskula bajate “komuna kampione” dhe “lufta brenda llojit” tashmë e shpërfaqur haptazi, ka bërë që të lihet anash fakti se përgjegjësia për kandidatin që ia ofron qytetarit të Drenasit është e partisë, jo e vet kandidatit. Baza e një fushate elektorale dhe motivi për të kërkuar votën duhet të jetë llogaridhënia para sovranit, e jo motivet emocionale e historike. Kur zhvillimi dhe realizimi konkret i premtimeve mungon, kthimi në të kaluarën dhe krijimi i narracionit emocional e historik, është një përpjekje e humbësit real që ta shmang llogaridhënien dhe ballafaqimin me realitetin.

Faktet me foto e pa fjalë (të bashkangjitura) – infrastruktura e parealizuar nga Komuna – janë kokëforta dhe flasin më shumë sesa çdo program e “përrallë me mbret”. Edhe këta qytetarë jetojnë në Drenas, e nuk ka lidhje kënd e votojnë. Kampion është ai që e ndryshon për të mirë jetën e përditshme të qytetarit, që Komunën e ofron te qytetari dhe në fund nuk ke as pse t’i falenderohesh, sepse thjeshtë – ka bërë detyrën për të cilën merr pagën.

Po…… Hajde more rroftë bastioni, rroftë mbreti, sepse kështu është “ma mirë për Drenasin” ! DËSHTIMI KA EMËR !

Bashkimi Demokratik Drenas ✅1️⃣4️⃣5️⃣
Prof.dr. Ajvaz Berisha ✅1️⃣4️⃣5️⃣

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA