Vogëlushi Ari Dervishaj nga Leçina e Skenderajt, po përballet me probleme serioze shëndetësore në zemër dhe mushkëri dhe ka nevojë urgjente për trajtim kirurgjik në Itali. Sipas familjarëve, kostoja e operimit është shumë e lartë dhe e papërballueshme për ta.
Familja apelon tek qytetarët, bizneset dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë që të ndihmojnë sipas mundësive, në mënyrë që Ari ta marrë trajtimin e domosdoshëm sa më shpejt.
Numri kontaktues i familjes: 044 367 064
Çdo ndihmë apo shpërndarje e këtij apeli mund të bëjë ndryshim të madh për jetën e tij.




