spot_img

Ansambli “Shqipet e Drenicës” do të përfaqësojë Kosovën në festivalin ndërkombëtar në Izmir të Turqisë

spot_img
spot_img
spot_img

Ansambli “Shqipet e Drenicës” nga Drenasi, nën drejtimin e Gentrit Mulakut, është zgjedhur nga Ambasada e Kosovës për të përfaqësuar vendin tonë në festivalin prestigjioz që do të mbahet në Izmir të Turqisë.

Ky festival do të mbledhë ansamble nga disa shtete të rajonit dhe më gjerë, duke përfshirë: Kosovën, Shqipërinë, Turqinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Malin e Zi, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë dhe Greqinë.

Përfaqësimi i Kosovës nga ansambli “Shqipet e Drenicës” konsiderohet si një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar kulturën, traditat dhe vlerat tona kombëtare në një skenë ndërkombëtare.

Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe talentit të anëtarëve të ansamblit, të cilët do ta çojnë me krenari zërin dhe vallen shqiptare në Izmir.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA