spot_img

Albin Kurtit i largohet edhe një figurë e respektuar: Ish komandanti i UÇK-së, Ajet Potera kalon në LDK

spot_img
spot_img
spot_img

Ish komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ajet Potera i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ky hap është konfirmuar nga vetë kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili ka publikuar një fotografi të përbashkët me Poterën, duke e cilësuar këtë si vullnet të qytetarëve dhe veprimtarëve për një qeverisje më të pastër dhe më dinjitoze.

“Bashkë me Ajet Poterën, për një qeverisje të pastër e me dinjitet, siç e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj. Ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës. Për Podujevën, për të gjithë!”, ka shkruar Hyseni.

Kalimi i Poterës në LDK pritet të ndikojë në skenën politike të komunës, duke sjellë lëvizje të reja dhe dinamika të reja në garën lokale

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA