Një motorist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme.
Ai u godit nga një veturë në lëvizje, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.
Syla bëri të ditur se viktima, 29 vjeçar, është sjellë në Emergjencë pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas raportimeve, viktima është tiktokeri i njohur kosovar, Laurent Krasniqi.





