Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Nexhat Demaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen tragjike të Liman Gjokës, i njohur si Mani, i cili humbi jetën në një aksident trafiku.
Përmes një reagimi emocional, Demaku ka thënë se familja humbi një njeri të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj familjes.
“Sot humbëm Manin (Liman Gjoka), djalin e dajës tonë. Aksidenti i sotëm të mori herët nga ne, por kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar ai.
Demaku e ka kujtuar të ndjerin si njeri miqësor, punëtor dhe me vlera të larta njerëzore.
“Ishte njeri i ndershëm, miqësor, punëtor e i përkushtuar ndaj familjes”, ka theksuar ai.
Në fund, ai ka shprehur lutjen që i ndjeri të prehet në paqe.
“Pusho në paqe Man!”, ka përfunduar Demaku.





