spot_img

Aksidenti në Drenas, tre persona përfundojnë në spital

spot_img

Një aksident trafiku midis dy veturave në Drenas ka rezultuar me lëndime trupore për tre persona.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Drenas ku është përfshirë një veturë me targa civile dhe një e policisë së Kosovës.

Të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas janë liruar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA