Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Komoran, në afërsi të Mullirit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, të cilat po merren me rastin.
Sipas informatave të para, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Hetimet po vazhdojnë.

