Një aksident trafiku ka ndodhur në Drenas, afër kafiterisë “88”, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë ofruar ndihmën e nevojshme.
Sipas informacioneve të para, personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.





