Një aksident trafiku është shënuar sot para disa minutave në qytetin e Drenasit, ku janë përfshirë pesë vetura. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Qarkullimi në këtë pjesë është ngadalësuar përkohësisht, ndërsa ekipet janë duke punuar për të liruar rrugën.
Më shumë detaje priten gjatë orëve në vijim.





