spot_img

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, veturë del nga rruga

spot_img
spot_img
spot_img

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një veturë e tipit Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas pamjeve të publikuara në media, vetura me ngjyrë të zezë është dëmtuar rëndë si pasojë e aksidentit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga rasti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e shkaqeve që çuan deri te aksidenti.

Ndërkohë, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA