Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Zabel të Ulët, ku janë përfshirë katër vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me rastin dhe po rregullojnë qarkullimin, raporton Drenica Sot.
Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.
Sipas raportimeve fillestare, Drenica Sot mëson se bëhet fjalë për një përplasje zinxhirore mes automjeteve.
Detaje rreth aksidentit pritet në vazhdim./Drenica Sot/






