Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran, në rrugën “Nazmi Gashi”.
Në këtë aksident, janë përfshirë një motoçikletë, dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv.
Ajo tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin ku ndodhi ngjarja.
Ahmeti, mes tjerash tregoi se informatën për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 13:30.
- Advertisement -