Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ku një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një veturë.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Ekipet emergjente që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima, mashkull, ishte pa shenja jete”, tha Pllana.
Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /IndeksOnline/
- Advertisement -