spot_img

Aksident me fatalitet në Badovc, humb jetën një 49-vjeçar

spot_img

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para rreth një ore, në afërsi të Liqenit të Badovcit, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë ka humbur jetën një person, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës, me ç’rast ka bërë të ditur se viktima është një 49-vjeçar, i cili vdiq si pasojë e plagëve të rënda që pësoi.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë. 

Nga informatat e para bëhet e ditur se në  aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

Për shkak të aksidentit, tashmë janë krijuar edhe kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Gjilan, siç shihet në pamjet e mëposhtme.

https://m.facebook.com/watch/?v=255012720588230&paipv=0&eav=AfZpWh_8PhbU5gvlC4LOO-Nn72zURXOLxIbXyNQrHdPdZ-Nu8Sndo3SGwb0–_qmig8&wtsid=rdr_0KO2tLUyUXsHd8bDo&ref=embed_video&_rdr
Lexo edhe:  Bajraktari: Fakti që plagosjet po bëhen nga recidivistët tregon se institucionet s’po e kryejnë punën e vet
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x