Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në zonën e Kronit të Mbretit. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ende nuk dihet numri i të lënduarve.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, ndërsa ekipet emergjente po ofrojnë ndihmën e nevojshme.





