Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Terstenik, te Lagjja Lani, duke shkaktuar kolona të gjata në komunikacion. Sipas burimeve të Drenica Sot, dy automjete janë përfshirë në këtë aksident, por ende nuk dihet saktësisht numri i të lënduarve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë dhe emergjencës, të cilat po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për t’u ofruar ndihmë të lënduarve. Përplasja ka shkaktuar kolona të gjata automjetesh, duke bllokuar qarkullimin e veturave.
Informacione më të detajuara priten në vazhdim.
- Advertisement -