Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Poklek të Ri të Drenasit, ku një veturë e tipit Golf 7 është përplasur me një motor. Burime të Drenica Sot nga vendi i ngjarjes raportojnë se nga përplasja ka të lënduar, por ende nuk dihen detaje të sakta për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia dhe ekipet e emergjencës kanë arritur në vendin e ngjarjes për të dhënë ndihmë të menjëhershme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në orët në vijim.
- Advertisement -