Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Komoran, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një grua 52-vjeçare.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet kompetente.




