spot_img

Aksident i rëndë në Baicë të Drenasit – përplasen dy vetura ballë për ballë

spot_img
spot_img
spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Baicë të Drenasit, ku dy vetura janë përplasur ballë për ballë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të mëdha materiale në të dy automjetet, ndërsa për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë ngjarje dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Do t’ju mbajmë të informuar me detaje të reja sapo të konfirmohet nga policia./DrenicaOnline/

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA