spot_img

Aksident i rëndë, lëndohet një person

spot_img
spot_img
spot_img

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen Veternik në Prishtinë.

Në aksident janë të përfshira tri automjete, ndërsa një person është lënduar.

Policia konfirmoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (1 kamion dy vetura). Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Zëri/

Image

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA