spot_img

Agim Aliu vlerëson lartë kandidatin Lulzim Nika: Është vlerë e shtuar për Kuvendin e Kosovës

spot_img

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Lulzim Nika ka marrë një mbështetje të madhe nga kryetari i suksesshëm i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu ka çmuar 96-shin e PDK-së, duke e vlerësuar për punën dhe përgatitjen e madhe që Nika bartë, shkruan Ballkani.info.

“Kënaqësi e veçantë të ndajmë çaste të këndshme bashkëbisede me profesorin e respektuar Lulzim Nika, studiuesin, historianin e autorin e veprave shkencore, drejtuesin e shquar arsimor, që me punën e tij të përkushtuar profesionale, duke qenë hulumtues në arkiva kombëtare e ndërkombëtare, ndriçoi pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare, doktorant në historinë e diplomacisë dhe i diplomuar në studimet master në shkencat politike në Universitetin e Kolorados – SHBA, me punën e përkushtimin e tij është certifikuar nga Arkivi Kombëtar në Uashington për hulumtime në arkivat e presidentëve amerikanë dhe është anëtar i Organizatës së Historianëve Amerikan, vlerë kjo për vendimmarrjen publike në këtë garë zgjedhore”, ka shkruar Aliu.

Postimi:

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA