spot_img

Adnan Thaqi: Takimi me Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas – një hap i rëndësishëm për avancimin e vlerave shoqërore

spot_img

Adnan Thaqi zhvilloi një takim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, ku u diskutuan çështje të rëndësishme. Ky takim u vlerësua si një mundësi e veçantë për thellimin e bashkëpunimit dhe për promovimin e vlerave të paqes, solidaritetit dhe harmonisë shoqërore.

Gjatë bisedës, u theksua puna e palodhshme e Bashkësisë Islame në ndihmë të familjeve në nevojë, në edukimin e brezave dhe në promovimin e vlerave që përforcojnë mirëqenien dhe dinjitetin e shoqërisë. Thaqi shprehu mirënjohjen për përkushtimin e tyre dhe theksoi se takime të tilla janë themeli për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar dhe të drejtë.

“Angazhimi i përbashkët për promovimin e këtyre vlerave është jetik për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve dhe për zhvillimin e një shoqërie më të mirë,” u shpreh Thaqi, duke inkurajuar vijimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA