Adnan Thaqi ka nisur fushatën e tij zgjedhore në Drenas, duke vizituar fshatin Negroc, vendlindjen e figurës së njohur kombëtare, bacës Jakup Krasniqi. Ky moment u përshkua nga emocion dhe entuziazëm, teksa banorët e Negrocit dhe Vuqakut treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për angazhimin e tij politik.
Në një postim, Adnan Thaqi me numër 81 falënderoi qytetarët për besimin dhe motivimin që i dhanë për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritur. Me sloganin e Partisë Demokratike të Kosovës (#PDK131), dhe përkrahjen për kandidatin Bedri Hamza, ai theksoi vendosmërinë për të realizuar vizionin e tyre politik.
“Bashkë do ta arrijmë,” tha Thaqi, duke ftuar qytetarët që të vazhdojnë ta mbështesin për një ndryshim pozitiv në vend.