spot_img

Adnan Thaqi: Nderim për viktimat e luftës në Fshatin Poklek

spot_img

Në Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Luftës, Adnan Thaqi mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në fshatin Poklek, ku u ndezën qirinj simbolikë për nder të martirëve dhe të rënëve të Luftës së fundit.

Me këtë rast, Thaqi theksoi rëndësinë e paqes dhe lirisë, të arritura përmes sakrificave të mëdha të popullit tonë. Ai vuri në pah se kujtimi për këta heronj është një udhërrëfyes i fuqishëm që na motivon të punojmë për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e lirisë që ata lanë pas.

“Sakrifica e tyre është baza mbi të cilën ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë,” u shpreh Thaqi, duke nënvizuar përgjegjësinë e brezave të ardhshëm për të nderuar dhe përkujtuar këto vepra heroike.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA