Shkolla “Xheladin Gashi” në Komoran ishte ndalesa e radhës e Adnan Thaqit dhe ekipit të Partisë Demokratike të Kosovës, ku qytetarët dëshmuan edhe një herë mbështetjen e madhe për vizionin dhe angazhimin e tyre. Në këtë takim, u theksua rëndësia e fitores së PDK-së më 9 shkurt, si një hap i sigurt drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.
Në një atmosferë entuziaste, Thaqi falënderoi qytetarët për përkrahjen e pakursyer dhe shprehu bindjen se PDK-ja do të jetë zëri i tyre në çdo vendim të rëndësishëm për vendin. “Mbështetja që po marrim është dëshmi e besimit në punën dhe vizionin tonë. Së bashku, do të arrijmë fitoren që meriton Kosova,” tha Thaqi.
Poashtu, sonte një takim u mbajt edhe në Kishnarekë në Shkollën që mbanë emrin e heronjve “Fehmi e Islam Kastrati.
Takimi u zhvillua në shkollën që mban emrin e heronjve të kombit, Fehmi dhe Islam Kastrati, duke i dhënë një domethënie të veçantë kësaj mbledhjeje. Të pranishmit e bënë të qartë se janë të vendosur për të kontribuar në fitoren e PDK-së, duke shprehur mbështetje të palëkundur për kandidatin Bedri Hamza dhe Adnan Thaqin.
#Pdk131
#BedriHamza1
#AdnanThaqi82