NASA ka publikuar pamje të reja nga misioni Artemis II, ku anija Orion fluturon rreth anës së largët të Hëna, duke sjellë fotografi mbresëlënëse të sipërfaqes hënore dhe të Toka.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte mungesa e yjeve në këto imazhe.
Në mesin e komenteve, një përdorues nga Kosova, Nexhi Krasniqi, ngriti dyshime duke sugjeruar se pamjet mund të jenë krijuar nga inteligjenca artificiale, pikërisht për shkak se yjet nuk shfaqen në sfond.
“A nuk duhet të duken yjet nga ky pozicion? Dyshoj se është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, ka shkruar ai.
Pas kësaj, NASA reagoi duke sqaruar arsyen shkencore të këtij fenomeni.
Sipas agjencisë, yjet nuk shihen në këto fotografi sepse janë shumë më të zbehtë krahasuar me dritën e fortë që reflekton Hëna. Kamerat e përdorura fokusohen në objektet më të ndritshme, duke lënë jashtë elementët më të errët si yjet.
“Yjet nuk shihen në këto imazhe sepse janë shumë më të zbehtë krahasuar me Hënën…”, thuhet në reagimin e agjencisë./Zëri






