Nuk kaloi asnjë ditë, minibibloteka “Softa Poetike” demolohet thuajse tërësisht.
Ende nuk dihet nga kush apo pse, mirëpo në fotografi vëreni dallimin nga përurimi dje dhe gjendja aktuale e minibiblotekës sot gjatë ditës, shkruan DrenicaSot.
Kjo ështē shembëllyra më e turpshme e mundshme për t’u treguar karshi librit dhe artit.
Për më tepër që si iniciativë u nis nga një poete jo drenicase (Xhezide Selimi) dhe si kampanjë minibiblotekat do të arrijnë në shumicën e qyteteve të Kosovës.
p.s një popull që mirëpret të bëmat dhe të sharat e gjuhët e rrugës dhe vandalos në këtë gjendje librin, nuk premton shumë, të paktën jo për mirë!
- Advertisement -