spot_img

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas

spot_img

Pas shumë vonesave, është nënshkruar kontrata me kompaninë fituese të tenderit për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas, një projekt që pritet të sjellë cilësi të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kësaj komune, transmeton DrenicaOnline.

Kjo nismë filloi me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë gjatë mandatit të ministrit Uran Ismajli, si projekt madhor për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore. Pasardhësi i tij, ministri Rifat Latifi, vazhdoi përkushtimin për realizimin e këtij projekti, por përkundër përpjekjeve dhe sfidave teknike, sollën humbje buxhetore të komunës, por edhe pakënaqësi te qytetarët.

Edhe gjatë vitit të kaluar, në Komunën e Drenasit është pritur ministri Arben Vitia me Sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqin, ku nga kryetari Lladrovci është shtruar çështja e QKMF-së si prioritet për Komunën dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Vonesa në ndërtimin e QKMF-së ka krijuar situatë të ndërlikuar për qytetarët e Drenasit.

Ata me të drejtë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj mungesës së kushteve adekuate shëndetësore. Kjo gjendje ia ka pamundësuar Komunës të investojë në objektin ekzistues, duke qenë se pritej realizimi i QKMF-së së re.
Ky projekt i shumëpritur pritet të përmirësojë ndjeshëm qasjen në shërbime shëndetësore cilësore, duke ofruar infrastrukturë moderne dhe të sigurt për pacientët dhe stafin mjekësor.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të vizionit për kujdes shëndetësor të standardeve më të larta, dhe pritet që ndërtimi të përfundojë brenda afatit.

Falënderojmë qytetarët për durimin gjatë këtij procesi si dhe të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo mënyre për ngritjen e QKMF-së, ish ministrat z. Ismajli, z. Latifi e në veçanti ministrin Vitia, z. Bardiqi dhe zyrtarët tjerë të Ministrisë të cilët janë përballur me kërkesa dhe shkresa lidhur me projektin.

Lexo edhe:  Qeveria pagoi 147 mijë euro për shoqen e Gërvallës për lobim në ShBA, ajo përfundoi duke ngrënë sushi në Kosovë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x