spot_img

Dubai / Video e tigrit si kafshë shtëpiake teksa ndjek një burrë në shtëpi

spot_img

Emiratet e Bashkuara Arabe të njohura për jetë luksoze, së fundmi mbajtjen e kafshëve të egra si shtëpiake e kanë shndërruar në diçka të zakonshme.

Pamjet e një tigri teksa ndjek një burrë brenda një shtëpie në Dubai, kanë bërë bujë në rrjete sociale.

Disa shikues e cilësuan si “të tmerrshme”, ndërsa të tjerë u shprehën të shqetësuar për mbylljen e kafshës në shtëpi.

“Vetëm në Lindjen e Mesme”, thuhet në mbishkrimin e videos e cila ka grumbulluar katër milionë shikime.

Vlen të theksohet se Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2017 ndaluan pronësinë private dhe tregtimin e kafshëve të egra.

Qytetarët që zbutin kafshët e egra për t’i mbajtur si shtëpiake, përballen me një gjobë prej 136 mijë dollarësh ose gjashtë muaj burg.

Lexo edhe:  Nëse mund të dalloni macen në fotografi brenda 15 sekondave, keni shikim shumë të mirë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x