Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi i është gëzuar lajmit se vendlindja e tij mund të udhëtoj pa viza drejt Spanjës.
Sot gjatë ditës u konfirmua se Kosova mund të udhëtoj edhe në Spanjë pa viza, pasi kjo e fundit njeh pasaportën e vendit tonë, shkruan Indelsolnine
Këtij lajmi i është gëzuar tej mase edhe futbollisti i Mallorcas, Vedat Muriqi. I cili përmes rrjeteve sociale ka shprehur dashuri të madhe për vendin ku po luan.
“Si mos të të dua Spanjë”, ka shkruar Muriqi në rrjetet sociale
Kujtojmë që Muriqi ishte vërtetë një ambasadorë në Spanjë. Madje në shumë intervista kritikoi mosnjohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja./Indeksonline/
- Advertisement -