spot_img

Ismail Dibrani largohet nga posti i drejtorit të Shërbimit Korrektues

spot_img
spot_img
spot_img

Ismail Dibrani ka njoftuar për përfundimine angazhimit të tij në krye të ShërbimitKorrektues të Kosovës (ShKK), duke bërëtë ditur se karrierën profesionale do tavazhdojë në një institucion tjetër.

Përmes një postimi lamtumirës, Dibrani kafalënderuar zyrtarët korrektues, stafin civil,institucionet vendore, partnerëtndërkombëtarë dhe mediat përbashkëpunimin gjatë periudhës sa ishte nëkrye të këtij institucioni, transmeton lajmi.net.

Ai ka përmendur disa nga rezultatet e arrituragjatë udhëheqjes së tij, ndër to rekrutimin embi 400 zyrtarëve të rinj korrektues,përfshirjen e më shumë se 5 mijë personave tëburgosur në programe rehabilituese,avancimin e infrastrukturës dhe përmirësimine bazës ligjore të institucionit.

Dibrani ka veçuar edhe anëtarësimin eKosovës në Rrjetin Evropian të ShërbimeveKorrektuese dhe Burgjeve (EuroPris), si dhetrajnimet profesionale të zyrtarëve korrektuesnë bashkëpunim me partnerëtndërkombëtarë.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janëparandaluar dhe evidentuar rreth 600 raste tëkontrabandës në institucionet korrektuese.

Ai ka përmendur gjithashtu vlerësimetndërkombëtare, duke thënë se në vitin 2025Shërbimi Korrektues i Kosovës u rendit i parinë botë për kujdesin shëndetësor dhereformat në programet rehabilituese, ndërsakëtë vit u pozicionua në vendin e katërt nëEvropë.

“Jam krenar që po largohem duke lënë pasrezultate konkrete, kapacitete të fuqizuara,bashkëpunime të konsoliduara dhe njëinstitucion që ka dëshmuar se mund të jetë ibarabartë me institucionet më të avancuarandërkombëtare”, ka shkruar Dibrani.

Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se rezultatete arritura nuk janë meritë individuale, por fryt ipunës së përbashkët të punonjësve dhebashkëpunëtorëve të institucionit.

Në fund, Dibrani u ka uruar suksesepunonjësve të Shërbimit Korrektues, duke iporositur që të vazhdojnë të ruajnëprofesionalizmin, integritetin dhepërkushtimin në punën e tyre.

“Një kapitull përfundon, por misionivazhdon!”, ka përfunduar ai mesazhin e tijlamtumirës.

Postimi i plotë:

Lajmi i fundit
LAJME TJERA