spot_img

Gjen portofolin me 656 euro në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

spot_img
spot_img
spot_img

Një qytetar në Gjakovë ka treguar shembull të ndershmërisë, duke dorëzuar në Polici një portofol të cilin e kishte gjetur në rrugën “Bujar Roka”.

Sipas njoftimit të Policisë, qytetari me inicialet L. Rudi është paraqitur më 12 nëntor në Stacionin Policor në Gjakovë, ku ka dorëzuar portofolin e gjetur.

Gjatë hapjes së tij, në prani të zyrtarëve policorë, janë gjetur 656 euro e 95 cent, si dhe dokumente personale.

Pas verifikimit të dokumenteve, Policia ka arritur ta identifikojë pronarin e portofolit, të cilit ia ka kthyer paratë dhe dokumentet personale.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e ka falënderuar qytetarin për ndershmërinë dhe bashkëpunimin, duke e vlerësuar veprimin e tij si shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA