Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut më 27.10.2026 janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), kanë zbatuar urdhërin për zhvarrosje të lëshuar nga gjykata.
Mbetjet janë tërhequr e më pas janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.





