spot_img

Vdekja e Raif Aliut në vendin e punës afër Komoranit, Policia del me njoftim zyrtar

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen tragjike të Raif Aliut nga Likofci i Skenderajt, i cili humbi jetën të martën në vendin e tij të punës, në një kompani private në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, afër Komoranit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 tetor 2026, rreth orës 16:00.

Policia ka bërë të ditur se viktima kishte pësuar lëndime trupore gjatë punës dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani private. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe inspektorët e punës.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike mbeten për t’u sqaruar nga organet kompetente.

Vdekja e Raif Aliut ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit e tij, të cilët e kanë kujtuar si njeri punëtor, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj familjes./IndeksOnline/

Lajmi i fundit
LAJME TJERA