Një burrë është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 11:00.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




