Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës janë duke i prirë protestës para Kuvendit, ku po kërkohet votimi i Ligjit për Specialen.
Pamje nga protesta
Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës janë duke i prirë protestës para Kuvendit të Kosovës.
Ata, së bashku me qytetarë të tjerë, janë duke kërkuar që të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara.
“Votoni ligjin”, është thirrja kryesore e protestuesve para Kuvendit për deputetët.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë nga ora 9:00, ku do të shqyrtohet Ligji për Specialen.
Ligji për Specialen u iniciua nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi që Specialja dënoi më 16 shtator ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi me 25, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.





